INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i djathtë, Boçi, lajmëron dështime të negociatave me ndërkombëtarët. Ja pse…

Deputeti i djathtë, Boçi, lajmëron dështime të negociatave me ndërkombëtarët. Ja pse…

Publikuar më: 09:42 25-04-2017

Deklarata e fundit e deputetit të PD, Luçiano Boçi nën një studio televizive jep sinjalin e parë se që pa nisur negociata e dy ndërkomëbëtarëve të rëndësishëm që vijnë në vendin tonë do të dështojnë.
Deputeti Boçi tha tek emisonin “Debati në Channel One” se përfshirja e eurodeputetit Knut Flekenstein si shoqërues i negociatorit David Mc Allister nuk lë një shije të mirë.
Edhe pse pohoi se ky është mendim i tij personal dhe jo i partisë që përfaqëson deputeti i PD tha: “Fakti që Flekenstein është shprehur negativisht ndaj kërkesave të opozitës kjo do të thotë që kjo ndryshojë linja e bisedimeve. Por PD nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe rrjedhimisht negociatat do dështojnë”.
Cilët ishin ata që vendosën ta përfshijnë atë në negociata? Përse duhet që Flekenstein të jetë doemos bashkë me Mc Allister?

Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041