INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncuan në Strasburg dhunën me elektroshok. Ja sa euro dëmshpërblim do fitojnë të dënuarit…

Denoncuan në Strasburg dhunën me elektroshok. Ja sa euro dëmshpërblim do fitojnë të dënuarit…

Publikuar më: 16:41 27-11-2018

Gjykata e Strasburgut pranoi 11 denoncime nga të burgosur shqiptarë dhe bullgarë në burgjet e Greqisë, të cilët u ankuan për keqtrajtim nga ana policisë greke më 13 prill të 2013-ës. Sipas tyre policia e ECAM në prani të prokurorit i dhunoi duke përdorur elektroshok.

Gjykata vendosi të dënojë shtetin greke, për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.
Disa ditë më vonë të burgosurit u ankuan te Prokurori i Grevenas për përdorimin e dhunës dhe elektroshokut kundër 31 të burgosurve, dhunës fizike dhe verbale. Media greke dikastiko.gr shkruan se ata i detyruan të burgosurit të ecnin në gjunjë.
Në lidhje me rastin u bë edhe një hetim paraprak, ndërsa përfundimi i së cilës hidhte poshtë pretendimet e të burgosurve për dhunë. Në nëntor të 2014-ës Prokurori në Gjykatën e Shkallës së Parë u shpreh i bindur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dhënë një gjykim. Muajin në vijim edhe Apeli mbështeti përfundimin e zyrës së Prokurorit.
Të burgosurit u identifikuan me hematoma dhe shenja të qarta dhune në trup. Ekspertiza zbuloi se 11 nga të burgosurit u keqtrajtuan nga efektivat e ECAM.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381