INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demi Lovato poshtërohet nga Nicki Minaj në Met Gala: Nuk vij më!

Demi Lovato poshtërohet nga Nicki Minaj në Met Gala: Nuk vij më!

Publikuar më: 10:07 05-05-2016

Ishte hera e parë për Demi Lovaton në Met Gala, por mund të jetë edhe e fundit.

Artistja 23 vjeçare përdori Instagramin dje për të treguar se sa keq u ndje në festën gala si një nga dy shoqërueset e dizajnerit Jeremy Scott. Por problemi i Lovatos nuk është me Scott, por me shoqëruesen tjetër, një farë Nicki Minaj. Kjo pasi reperja nga Trinidad dhe Tobago postoi një foto me Scott dhe Lovaton dhe nuk e përmendi fare këtë të dytën, duke e bërë të duket e parëndësishme. Këngëtarja e hitit “Let It Go” duket se nuk ka duruar dot më dhe është shfryrë në Snapchat me fjalët “ai momenti kur nuk të përmendin në një postim dhe ti nuk i bën asgjë atij personit...”. Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi në një postim të radhës ajo është shprehur se ndoshta kjo është hera e fundit që shfaqet në një Met Gala, duke e treguar hapur se sa e poshtëruar është ndjerë. Duket se Nicki e fitoi këtë zënkë pa pasur fare nevojë të kthejë përgjigje. Ouch!

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498