Me siguri që qindra mijëra tifozë aktualisht janë duke parë video në Youtube për të mësuar sfidën e re të Dele Alli-t. Sfida e parë ishte e lehtë, ajo u shfaq nga lojtari për të parën herë fundjavën e kaluar teksa festonte golin në ndeshjen e parë të sezonit. Por kjo e dytë me siguri që do t’ju marrë më tepër kohë derisa ta keni mësuar.
Një vit pas sfidës së parë, mesfushori i Tottenham ka postuar një tjetër foto në Instagram dhe e ka rritur ndjeshëm nivelin e lojës.
Kushdo që ia ka mësuar Dele Alli-t me siguri ka prishur mbrëmjen e shumë njerëzve që do të mundohen ta kopjojnë. Pasditen e sotme, #DeleChallenge ka shkuar në një nivel komplet tjetër.
Por këto sfida të Dele Alli nuk janë asgjë para këtyre veprimeve që bën me gishtat ky djalosh. Paçi fat!








23 Oct 2025 


