INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del nga shinat treni me pasagjerë i linjës Durrës-Fier, dyshohet se...

Del nga shinat treni me pasagjerë i linjës Durrës-Fier, dyshohet se...

Publikuar më: 14:22 20-12-2018

Treni i pasagjerëve i linjës Durrës-Fier ka dalë nga shinat mesditën e kësaj të enjteje në afërsi të Urës në zonën që njihet si “Vija e Ngjalës”.

Mësohet se treni me pasagjer ishte nisur nga qyteti i Durrësit për të arritur në Fier. Sipas dyshimeve paraprake, shkak për ngjarjen janë bërë problemet që ka pasur traseja. Kjo nuk është hera e parë, traseja e hekurudhës në këtë vend edhe më parë ka pasur probleme të tilla. 10 vite më parë në këtë vend është përmbysur një vagon cisternë duke derdhur një sasi të konsiderueshme karburanti. Mësohet se nga dalja e trenit janë dëmtuar disa vagonë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004