INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del ekspertiza e videos intime të policit Bajrakurti! Do habiteni kur të mësoni kush e filmonte

Del ekspertiza e videos intime të policit Bajrakurti! Do habiteni kur të mësoni kush e filmonte

Publikuar më: 10:33 22-02-2019

Polici nga Dukagjini Bajrakurti, pritet të lerë qelinë ditën e sotme pasi ka rezultuar se personi që ai ka bërë filmimin intim, është gruaja e tij. Nga verifikimet e kryera prej prokurorisë së Shkodrës, ka rezultuar se Bajrakurti ka filmuar veten në çaste intime me bashkëshorten e tij. Bajrakurti pritet të dalë para gjykatës së Shkodrës, dhe pikërisht kjo gjykatë ka shumë gjasa që ta lirojë, pasi nuk është vërtetuar që polici i Dukagjinit të ketë kryer veprime të pahijshme me një vajzë 15-vjeçare, shkruna shqiptarja.com

Video intime me gruan
Sipas burimeve të prokurorisë gjatë aktit të ekspertimit të videos së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, Berhan Bajrakurti, kryen veprime intime me bashkëshorten e tij në ambjentet e shtëpisë së tij. Gjithmonë sipas aktit të ekspertimit në pamjet filmike nuk duket asnjë vajzë. Lidhur me këtë çështje është marë në pyetje dhe bashkëshortja e Bajrakurtit, e cila ka pranuar se video është krejtësisht intime dhe nuk ka lidhje me akte pedofilie siç është trajtuar në media. Pritet që nesër gjykata e Shkodrës të marë një vendim konkret nëse do ta lirojë ose jo efektivin e policisë Berhan Bajrakurti. Në 14 shkurt 2019, polici Bajrakurti u arrestua nga kolegët e tij në zonën e Malësisë së Madhe, pas skandalit të publikuar në media, dhe la në masën e sigurisë “30 ditë burg” nga Gjykata e Shkodrës. Ai akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur duke i dërguar video intime.

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126