INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë shefe, shtohet numri i bizneseve që drejtohen nga femrat

Më shumë shefe, shtohet numri i bizneseve që drejtohen nga femrat

Publikuar më: 09:29 22-02-2019

Drejtimi i bizneseve nga femrat çdo vit e më shumë po rritet. Shumë prej ndërmarrjeve në kryeqytet kanë drejtuese femra dhe trendi është në rritje të vazhdueshme.  Bashkia e Tiranës ka analizuar të dhënat rreth sipërmarrjeve që nga viti 2010, nga ku rezulton shtimi i femrave aktive në biznes si drejtuese.

Nga 10.936 subjekte në vitin 2010, rritja ka qenë progresive nga vitit në vit dhe në 2017 rezultojnë 17.162 subjekte që drejtohen nga gjinia femërore. E ndarë në përqindje raporti është 63.44 % me 36.56 për qind në favor të meshkujve.
Por pavarsisht se meshkujt dominojnë në drejtimin e biznesve, nga të dhënat e analizuara vihet re një luhatje të vazhdueshme, e duket se, vitet e fundit kanë ardhur në rënie.
Kështu, në 2017-ën llogariten 29.786 biznese të drejtuara nga gjinia mashkullore, ndërsa bizneset e drejtuara nga femrat kanë rritje progresive.  Rritja e ndjeshme e numrit të grave që drejtojnë një aktivitet ekonomik tregon shtimi i kontributit të tyre në ekonominë në tërësi.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604