Mbrëmja e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” është shndërruar në një nga momentet më emocionale të këtij edicioni. Gjatë një darke speciale me të ftuar, figura të njohura të ekranit të Top Channel, u dëgjua një rrëfim që preku dhe surprizoi të pranishmit.
Një nga finalistët më të komentuar, Rogerti, teksa diskutonte për objektivat e tij dhe garën drejt finales së madhe me moderatorët e ftuar në shtëpi, foli hapur për motivimin që e shtyu të bëhej pjesë e këtij formati.
Ai theksoi se pjesëmarrja e tij nuk lidhet me famën apo përfitimet personale, por me dëshirën për të siguruar një të ardhme më të mirë për djalin e tij.
Gjatë bisedës, Rogerti ndau edhe një ndjesi personale mjaft të fortë, duke treguar për një parandjenjë që e shqetëson prej kohësh dhe që ai e lidh me idenë se mund të mos ketë shumë vite përpara.
“Kam ardhur për të marrë lekët dhe për t’ia ruajtur djalit. Sepse unë e ndiej që s’do jetoj mbi 5 vjet,” – u shpreh ai, duke lënë të habitur të pranishmit dhe publikun që po ndiqte momentin.








14 Apr 2026 





