INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata e tij për reperet femra i acaroi të gjithë dhe këngëtarja shqiptare “e sulmoi”, reagon publikisht LEDRI: Ju që po...[FOTO]

Deklarata e tij për reperet femra i acaroi të gjithë dhe këngëtarja shqiptare “e sulmoi”, reagon publikisht LEDRI: Ju që po...[FOTO]

Publikuar më: 18:24 15-04-2019

Ledri Vula është ndër artistët më të preferuar të publikut, jo vetëm për zërin, por edhe për pamjen e jashtme. Deklaratat e fundit që dha në intervistën për “NIN” duket se kanë nevrikosur këngëtaren shqiptare Edona Vatoci, ish të dashurën e reperit Buta.

“Edhe femnat ja kan nisë me repovatë, dicka so n’rregull”????”, ishin fjalët e Ledrit, i cili kërkon të rrisë standardin e reperëve.

Ndërkohë, Edona citoi reperin duke shtuar: “Qysh gjinja munen me dale n’tv edhe me bo ksi komente mizogjene n’vitin 2019 is beyond me. the audacity…”.

Por nuk ka vonuar reagimi i Ledrit pas kësaj deklarate që bëri shumë zhurmë në rrjet. Reperi i suksesshëm ka përdorur instagramin për t’i sqaruar të gjithë e për të mos lënë më vend për komente.

“Më vjen keq që një fjali e imja në NIN është keqkuptu edhe pse as me këngët e mija e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetem reperet, por askend nga gjinia femerore. Mos me mendu qe femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha ba kangë me Tayna. Unë e kisha për fjalorin që përdoret po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve si edhe na, e di që munden me ba ruptura shuma ma të mira pa pas nevojë me sha, se fjalorin e kemi mjaft të pasun. Ne na ndëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngritni këtë pluhur kthehuni dhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mija dhe pastaj gjykoni”. Shkroi Ledri në Instagram.

dead.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217