Në Prime-n e fundit të “BBVK”, tensioni mes Ludos dhe Klodian Mihajt u bë temë diskutimi pas një deklarate të fortë nga ana e Ludos. Ai e pyeti Klodianin direkt: “A je gay?”, një pyetje që shkaktoi reagim të ashpër nga ky i fundit.
Ludo ka shpjeguar më pas se nuk e tha në atë mënyrë, por ka dyshime: Klodi ka mbetur, nuk po del nga treshi-përsheshi. Te klipi kuptohet se ky 20 minuta bën lojë del në Prime, me lojën e çiftit shkon larg. Një mashkull se rrin me femër dhe nuk ka interes, aty unë kam dyshime. Nëse rrin me një femër të bukur si Elijona, kam dyshime. Unë i thashë më fal, a je gej. Unë e di që nuk është.
Ai vijoi duke argumentuar se sjellja e Klodianit tregon pëlqim për partneren e tij femër: Klodi po rri me një femër se ka shprehur pëlqim për të. Mashkull-femër nuk ka shoqëri. Nuk ka logjikë.
Reagimi i Ludos nuk kaloi pa polemika, pasi banorët e tjerë ndërhynë duke e kundërshtuar dhe duke e kritikuar për mënyrën se si u shpreh ndaj Klodianit. Sjellja e tij ka nxitur debate të shumta mes publikut dhe fansave, të cilët e kanë konsideruar pyetjen dhe tonin e tij të papërshtatshëm.








5 Feb 2026 





