INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Deadpool' problematik dhe për 'Marvel'! Ndalohet për të miturit

'Deadpool' problematik dhe për 'Marvel'! Ndalohet për të miturit

Publikuar më: 16:46 04-03-2019

Nuk ka nevojë për konfirmim, duke marrë parasysh që dhe vetë Bob Iger i “Walt Disney Pictures” e deklaroi zyrtarisht, por sipas “We Got this Covered”, po, “Deadpool” do të jetë i ndaluar për të miturit, edhe në universin “Marvel”.

Sipas fansave, “Once Upon a Deadpool” është një rimontazh i “Deadpool 2” me një klasifikim PG-13 (i ndaluar për të miturit nën 13 vjeç jo të shoqëruar), një provë për të testuar terrenin për të prezantuar versionin PG-13 të personazhit kur të arrinte në duart e “Disney” dhe “Marvel Studios”.

“Disney” nuk mund të shpërndajë filma të ndaluar për të miturit me etiketën e vet, por mund ta bëjë vetëm përmes një kompanie tjetër të madhe. Më parë, e ka bërë këtë përmes “Miramax”. Tani, mund ta bëjë me “Fox” dhe për këtë “Deadpool” mund të qëndrojë i ndaluar për të miturit.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119