Një tjetër eveniment mjaft interesant që ka nisur prej pak ditësh është "Dea Open Air International Film Festival". Një aktivitet në edicionin e tij të tretë, i mbeshtetur nga Vodafone Albania, i cili synon të kthejë dy qytete si Gjirokastra dhe Saranda në atraksion jo vetëm për turistët, por edhe për kineastët dhe producentët nga mbarë bota. 2182 filma nga 104 vende të ndryshme, nga të cilët vetëm 13 filma të gjatë dhe 62 me metrazh të shkurtër në konkurrim. Për më tepër informohuni në deafilmfest.al!
Datat: 18 - 25 Qershor
Vendodhja: Gjirokastër / Sarandë