INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biazi do rikthehet trajner i Kombëtares?! Ja deklarata e tij që na bën të gjithëve të dyshojmë

De Biazi do rikthehet trajner i Kombëtares?! Ja deklarata e tij që na bën të gjithëve të dyshojmë

Publikuar më: 20:01 20-11-2018

Kristian Panuçi nuk i ka aspak mirë punët në drejtimin e pankinës kuqezi. Gjatë konferencave të fundit trajneri ka dhënë shumë deklarata, të cilat përgjegjësitë kryesore ua ka lënë lojtarëve ose mungesave të tyre për rezultatet negative.

Nga krahu tjetër, presidenti Duka ka dërguar disa mesazhe në drejtim të trajnerit, duke dhënë sinjale për shkarkimin e tij. E vetmja pikë në të cilën Panuçi ndihet i sigurtë është se ai ka një kontratë deri në vitin 2019 dhe në rast se ajo prishet ai do të marrë shuma të majme.

Tifozët kanë nostalgji për epokën e De Biazit i cili arriti të na kualifikonte edhe në europian. Shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën që ai të rikthehet.

Madje vetë De Biazi, në një intervistë për "Panorama Sport" nuk e ka mohuar rikthimin kur u pyet nga gazetari, madje ka lëshuar sinjalin e qartë se do i pëlqente një ribashkim i mundshëm.

Ai shprehet:
Qartësisht, ju e dini që kur kam qenë këtu, në Shqipëri, kam qenë mirë dhe në këtë pikëvështrim ekziston gjithmonë një dashuri e veçantë për Shqipërinë, për shqiptarët. Më tej, sa i përket presidentit, kam një raport shumë të mirë me të, por gjithashtu ju e dini unë jam mësuar që të komentoj vetëm gjërat e sigurta dhe jo supozimet mediatike."

 

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668