INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasmë me krisma pistolete dhe në Gjermani/ Policia ndalon shqiptarët, ja çfarë i gjen në makinë

Dasmë me krisma pistolete dhe në Gjermani/ Policia ndalon shqiptarët, ja çfarë i gjen në makinë

Publikuar më: 18:05 07-09-2019

Një grup dasmorësh shqiptarë janë ndaluar në Hamburg, në afërsi të stacionit hekurudhor “Dammtor”. 

Mediet gjermane raportojnë se ishin gjithsej 20 makina të mbushura me dasmorë. Ndalimi i tyre është bërë nga qytetarët, të cilët  kanë denoncuar zhurmat të ngjashme me shkrepjet e armëve.

Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në makinat e dasmorëve u gjetën dhe sekuestruan sasi marijuane, bomba tymuese dhe disa fishekë.

Policia është duke vijuar hetimet, por ende nuk ka dhënë detaje nëse zhurmat e dëgjuara nga qytetarët ishin shkrepje armësh.

Article Logic
Execution time: 0.003262996673584