INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni makinë me xhama të zinj? Dijeni, policia ju ndjek dhe ju vë gjobë

Keni makinë me xhama të zinj? Dijeni, policia ju ndjek dhe ju vë gjobë

Publikuar më: 16:27 07-09-2019

Automjetet me xhama të zinj raportohen problematike jo vetëm për trafikun në kryeqytet por edhe për burim aksidentesh. Ndaj Policia e Tiranës ka nisur një aksion kundër tyre. 

“Nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të Policisë së Shtetit në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, të cilët shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thotë Policia e Tiranës.
Shumë prej drejtuesve të këtyre automjeteve u janë vendosur gjoba. “Gjatë dy ditëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi”, bën me dije Policia e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125