INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dashuri e komplikuar' Më në fund Kejvina Kthella na zbulon dyshimet e saj dhe qan hallet me ndjekësit [FOTO]

'Dashuri e komplikuar' Më në fund Kejvina Kthella na zbulon dyshimet e saj dhe qan hallet me ndjekësit [FOTO]

Publikuar më: 15:34 22-04-2019

Kejvina Kthella është padyshim një prej vajzave më të përfolura në showbizz-in shqiptar dhe ndonëse është larguar nga ekrsani shqiptar, ish-velina e "Xing me Ermalin", vazhdon të ketë një vëmendje të jashtëzakonshme me çdo lëvizje që bën.

Së fundmi Kejina ka komunikuar nëpërmjet Instastories me fansat e saj ku dhe ka ndarë publikisht problemin e saj të madh.

Kejvina ka rrëfyer se ndodhet mes një zgjedhjeje të vështirë, pasi nuk vendos dot se në cilin vend është më mirë të jetojë, në Shqipëri apo në Itali, pasi i dashuron të dy shtetet.

"Më mirë në Itali apo më mirë në Shqipëri."- e pyet ndjekësi të cilit Kejvina ia kthen:

"S'di. Kur vij në Itali më mungon Shqipëria. Kur jam në Shqipëri më mungon Italia. Dashuri e komplikuar."- shkruan velina në Instastory.

kejvina_kthella.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027511119842529