Pas një debati të ashpër me Antonela Berishën natë e spektaklit të së premtes Big Mama kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’. Përveç komenteve të shumta në rrjet që mbështesnin të preferuarën e tyre, një detaj ka ngritur dyshimet se vendimi i këngëtares për tu larguar nga BBV ishte i planifikuar.
Pa u bërë 24 orë nga dalja e saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Big Mama i është kthyer punës, respektivisht dasmave, ku burime të sigurta për “Prive.al” e ka konfirmuar se ajo është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga Maqedonia, Mevlan Murati. Pikërisht pjesëmarrja e saj në këtë event ngriti dyshimet pasi, dihet që datat për këngëtarët caktohen muaj e madje edhe vite më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në “televotim” apo “daljen vullnetare” të Bigit që mbërriti sonte të jetë pjesë e eventit.
Por llogaritjen për qëndrimin e saj në shtëpinë e BBV e di më së miri vetëm Big Mama.








31 Jan 2026 





