INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin pikët që me siguri si keni parë! Eugent Bushpepa renditet në vendin e...[FOTO]

Dalin pikët që me siguri si keni parë! Eugent Bushpepa renditet në vendin e...[FOTO]

Publikuar më: 20:51 14-05-2018

Eugent Bushpepa na ka emocionuar të gjithëve me performancën e tij magjike në natën finale të Eurovision. Këngëtari shqiptar u ngjit në skenë me shumë besim në vete dhe elektrizoi të gjithë publikun e pranishëm me zërin e tij brilant teksa këndoi në gjuhën shqipe këngën “MALL”.

Pritshmëritë ishin shumë të mëdha, por Eugenti u rendit i 11-ti në finalen e madhe të Eurovizionit. Por nëse e mbani mend, në natën e parë gjysmëfinaliste nuk u bënë publike votat e marra nga juria dhe televotuesit.

Faqja e WIWIbloggs’ pas finales ka publikuar dhe renditjen e pikëve të çdo shteti për natën e parë konkurruese ku juria ka vlerësuar Bushpepën me 114 pikë, duke u renditur kështu i treti pas Izraelit dhe Austrisë.

Ndërsa me votat e publikut, Bushpepa është renditur i 11 me 48 pikë.

genti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926