INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çunat i thonë dobësohu, këngëtarja shqiptare e thotë troç: ‘Nuk e kam kompleks se jam e trashë...’[FOTO]

Çunat i thonë dobësohu, këngëtarja shqiptare e thotë troç: ‘Nuk e kam kompleks se jam e trashë...’[FOTO]

Publikuar më: 17:05 15-04-2018

Të famshmit duket sikur jetojnë jetë përrallash por ja që edhe jeta e tyre shpesh haset me ndonjë problem.

Dhe sidomos kur e kemi fjalën tek vajzat e showbizz-it linjat trupore janë parësore në paraqitjen për publikun.

Filloreta Raçi ose ndryshe e njohur me emrin e artit si Fifi na ka treguar se nuk e ka problem peshën e saj trupore.

E ftuar së fundmi në emisionin “Why not”, moderatorja e ka pyetur: “"Të ka vendosur ndonjë djalë kusht, po nuk re 30 kg për një muaj, nuk merremi më bashkë?"

Duke i qëndruar përsëri të njëjtës linjë mendimi Fifi është shprehur: “"Më kanë thënë. Jo një por plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Po të dobësohem unë, nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot asnjë punë siç dua unë. Por kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg.

E dua veten siç jam, nuk e kam patur kompleks se jam e trashë. Unë mendoj që po të isha e dobët, do kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin.

Unë jam Fifi se njerëzit më kanë pranuar për atë që jam dhe për atë që kam dashur të jap dhe ai individ mashkull, femër çfarëdo që të jetë, nëse nuk më pranon kështu si jam, atëherë nuk është problemi im", u shpreh Fifi.

dfg_w5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094