INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuditen studiuesit, një çakall shfaqet në malet shqiptare

Çuditen studiuesit, një çakall shfaqet në malet shqiptare

Publikuar më: 16:29 14-05-2019

Për herë të parë është filmuar nga “kamerat-kurth” të vendosura nga organizata PPNEA një çakall. Fotoja është shkrepur në rajonin e Munellës. Kjo kafshë bën pjesë tek Lista e Kuqe e Florës dhe Faunës së Egër në Shqipëri me stausin vuneralbë, pasi mendoni se ishte zhdukur. Lloji Canis aureus i çakallit është pjesë e Rendit - Carnivora, Familja – Canidae. Ai është i mbrojtur nga Ligji i Gjuetisë dhe Faunës në Shqipëri.

Mësohet se fotografimi i çakallit në këtë rajon në lartësi mbi 900 m mbi nivelin e detit dhe me një klimë kontinentale ka surprizuar studiuesit e PPNEA-së për vetë faktin se ky lloj në Shqipëri jeton kryesisht përgjatë zonave bregdetare, si laguna, ligatina, grykëderdhje lumenjsh dhe zona kodrinore me shkurre të dendura.
Prania e këtij lloji në rajonin e Munelles vërteton edhe një herë diversitetin e lartë te habitatve që ky rajon ka, në të cilat streohet numëri më i madh i gjitarëve krahasuar me zonat e tjera në Shqipëri. Për Munellën ekspertë kanë kërkuar që të marrë statusin Zonës së Mrojtur.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383