INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudit Papa Françesku, u puth këmbët liderëve të Sudanit Jugor, shpjegon edhe arsyen [VIDEO]

Çudit Papa Françesku, u puth këmbët liderëve të Sudanit Jugor, shpjegon edhe arsyen [VIDEO]

Publikuar më: 09:24 13-04-2019

Papa Francesku është një nga personazhet më të dashur në botëi cili herë pas here përmes deklaratave dhe veprimeve dërgon mesazhe të forta.

Edhe këtë herë Ati i Shenjtë surprizon pasi është ulur në gjunjë dhe ka puthur këmbët e liderëve të Sudanit Jugor.

Ky ishte një veprim i paprecedentë i përuljes për t’i inkurajuar ata në vendosjen dhe forcimin e paqes në vendin afrikan.

Papa u kërkoi udhëheqësve të Sudanit të Jugut të mos krijojnë luftë civile në vend.

Ai i bëri thirrje presidentit Salva Kiir, ish zëvendësit të tij, udhëheqësit rebel Riek Machar dhe tre nënpresidentëve të tjerë të respektojnë armëpushimin që nënshkruan dhe zotimin për të formuar një qeveri të bashkuar muajin e ardhshëm.

“Po ju kërkoj si vëlla të qëndroni në paqe. Ju kërkoj me gjithë forcën e zemrës sime të vazhdojmë të ecim përpara. Do ketë shumë probleme por nuk do na mposhtin. Zgjidhini problemet tuaja,”-tha Papa.

Udhëheqësit u habitën kur 82-vjeçari, i cili vuan nga dhimbja kronike e këmbëve, u gjunjëzua me vështirësi, por arriti të përconte mesazhin që dëshironte.

Article Logic
Execution time: 0.0051591396331787