INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Covid-19/ Sa viktima dhe sa të prekur ka në 24 orët e fundit?

Covid-19/ Sa viktima dhe sa të prekur ka në 24 orët e fundit?

Publikuar më: 17:25 16-09-2020


144 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që 3 pacientë të infektuar kanë humbur betejën me virusin. Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për një 57-vjeçar nga Lushnja dhe dy të tjerë nga Tirana, një 74 vjeç dhe një 83 vjeç.

Gjithashtu MSH bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 144 raste. Ndërkaq në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127, kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

Testime totale 76400

Raste pozitive 11816

Raste të shëruara 6733

Raste Aktive 4740

Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2372

Durrës 526

Shkodër 365

Lezhë 274

Elbasan 262

Korçë 214

Fier 212

Vlorë 181

Kukës 140

Berat 93

Dibër 51

Gjirokastër 50

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926