INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Covid-19/ Numër i lartë viktimash dhe 125 raste në 24 orët e fundit

Covid-19/ Numër i lartë viktimash dhe 125 raste në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17:26 18-09-2020


Pesë të infektuar me Covid kanë humbur jetën, ndërsa 125 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

“E kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar.

Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste. Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë”, njoftoi Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ministria njofton se situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)

Testime totale 78050

Raste pozitive 12073

Raste të shëruara 6831

Raste Aktive 4889

Humbje jete 353 (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2418

Durrës 549

Shkodër 373

Lezhë 286

Elbasan 266

Korçë 221

Fier 209

Vlorë 185

Kukës 143

Berat 105

Gjirokastër 67

Dibër 67

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443