Antonio Conte u prezantua zyrtarisht këtë të premte si trajner i Interit në krah të presidentit Steven Zhang.Të dy të lumtur për këtë marrëveshje të re, presidenti u shpreh se Conte kishte mentalitetin e duhur fitues për ta çuar ekipin drejt majave.
Nga krahu tjetër tekniku, dikur një rival kur drejtonte Juventus, i pyetur përse zgjodhi pikërisht Interin u shpreh se atij i pëlqeu projekti ambicioz dhe profesionalizmi që ekipi tregoi. Gjithashtu shtoi më tej ai i ka bërë çudi edhe dëshira e zikaltërve për tu rikthyer aty ku e meritojnë.








13 Dec 2025 





