INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenduritë e refugjatëve /Maskohen si skuadër volejbolli për të kaluar aeroportin e Athinës

Çmenduritë e refugjatëve /Maskohen si skuadër volejbolli për të kaluar aeroportin e Athinës

Publikuar më: 11:43 23-09-2019

Me siguri kanë provuar të gjitha mënyrat për të lënë Greqinë me synimin për të shkuar drejt Europës Qendrore.

Por ata provojnë sërish dhe rrezikshëm.

Dhjetë emigrantë sirianë të veshur si volejbollistë janë ndaluar në aeroportin e Athinës pasi po përpiqeshin të shkonin në Zvicër në mënyrë ilegale.

Grupi kishte ardhur i veshur me uniformë dhe me dy topa volejbolli.

Policia e shtetit helen shpjegoi se emigrantët me kombësi siriane po udhëtonin me pasaporta false ukrainase.

Ata u zbuluan gjatë kontrollit dhe më pas u arrestuan.

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943