INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenduria në botën online, votuan në Insta që t’i jepte fund jetës, adoleshentja vetëvritet

Çmenduria në botën online, votuan në Insta që t’i jepte fund jetës, adoleshentja vetëvritet

Publikuar më: 11:21 16-05-2019

Rrjetet sociale me të vërtetë kanë ndikime në jetën moderne dhe përtej avantazheve duket se anët negative po bëhen edhe më të tmerrshme.

Një 16-vjeçare u gjet e vdekur në një qytet të Malajzisë, pasi kishte hapur një sondazh në internet në instagram ku i pyeste ndjekësit nëse duhej të vetëvritej apo jo.

“Shumë e rëndësishme, më ndihmoni të zgjedh mes jetës apo vdekjes” kishte shkruar vajza në fillim.

69% e votuesve votuan që ajo të zgjidhte vdekjen.

Vajza kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte thënë: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës.”

Vdekja e vajzës ka hapur debate të shumta në lidhje me kujdesin që jepet nga autoritetet për shëndetin mendor. Avokati i familjes së vajzës shpjegoi se përdoruesit që votuan në favor të vdekjes mund të akuzoheshin për nxitje të vetëvrasjes.

Në shkurt, Instagram, i ndaloi të gjitha botimet që nxisin vetëvrasjen ose vetë-gjymtimin.

Article Logic
Execution time: 0.0025389194488525