INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiljeta rrëfen historinë shokuese kur pa për herë të parë alien: Po më dridheshin gjunjët ... [FOTO]

Çiljeta rrëfen historinë shokuese kur pa për herë të parë alien: Po më dridheshin gjunjët ... [FOTO]

Publikuar më: 20:56 31-03-2019

Një tjetër e ftuar në emisionin e ditës së sotme të ‘E diell’ në ‘Top Channel’ ishte Çiljeta Xhilaga. Zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë në intervista të flasë në lidhje me projektet e saj muzikore apo me familjen, por intervista e sotme ka qenë pak ndryshe. Çiljeta ka rrëfyer për publikun se para disa kohësh, ka mundur të shohë një alien në jetën reale.

"Mbaj mend atëherë sa kishte dalë lajmi që dyshohet se në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh. Pas një jave, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe shoh një dritë të kuqe. U habita se nuk kisha parë avion nga pjesa e Fierit.

Ajo drita nuk pulsonte dhe unë po mendoja me vete që aty s'kishte mal që drita mund të vinte nga antena. Nuk gënjej të betohem. Ishte shumë errësirë për të parë objektin, por vetëm dritën shikoja që vetëm rrotullohej, por e kisha shumë afër.

E ka parë edhe mamaja ime kështu që keni dëshmitare edhe atë. Kisha aq shumë emocione sa nuk e shtypja dot freksionin e makinës, më dridheshin këmbët", tregoi Çiljeta.

-640-0-5ca0f4d7b8349.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777