INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiljeta flet për herë të parë për sherrin Enca-Noizy, zbulon edhe planin e afërt [FOTO]

Çiljeta flet për herë të parë për sherrin Enca-Noizy, zbulon edhe planin e afërt [FOTO]

Publikuar më: 20:20 04-03-2017

Çiljeta ishte e ftuar në emisonin "Thumb" nga i cili u fol se u largua në mes të intervistës, por që ishte e gjitha një lojë e saj dhe e moderatoreve.

Por këngëtarja nuk iu ka shpëtuar thumbave të njëpasnjëshëm të cilët e bënë edhe të shprehet për herë të parë për sherrin e aq shumëpërfolur, Enca-Noizy. Çili u mundua të qëndrojë asnjanëse në këtë histori duke thënë: " Nuk kam ndërhyrë fare. Janë gjëra kalimtare. Enca ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e familjes edhe pse në fakt nuk jam interesuar shumë për këtë pjesë". Ndërkohë 32 vjeçarja ka zbuluar edhe planet e saj për tu rikthyer në ekran. "Kam në plan për të realizuar një emision timin, por nuk dua të flas shumë rreth tij sepse deri tani është në fazën e projektit", tha Çili.

otr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988