INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti më i ri? Mevlani më romantik se kurrë në takimin me Ledianën, ajo bën reagimin e papritur!

Çifti më i ri? Mevlani më romantik se kurrë në takimin me Ledianën, ajo bën reagimin e papritur!

Publikuar më: 20:35 16-02-2021

Mevlani kishte përgatitur një ambient super romantik në takimin me Ledianën. Asgjë nuk mungonte nga takimi, nga qirinjtë , trëndafilat, shampanja dhe deklaratat e ndryshme.

Pas darkës romantike që kishte përgatitur Mevlani, Ledjana u emocionua dhe e puthi në faqe konkurrentin. Nga ky veprim kuptojmë që Ledjanës i ka pëlqyer shumë surpriza, pasi ajo është komentuat gjerësisht si “e ftohtë” dhe nuk afrohet shumë me djemtë që del në takim.

Gjithsesi Mevlani i kishte shkruar një letër dedikim, duke i kërkuar Ledjanës që ta hapte në emision.

Kjo surprizë e la pa fjalë Ledjanën, e cila e përqafoi dhe e puthi në faqe konkurrentin, duke i shprehur më shumë ndjenjat e saj dhe pëlqimin për Mevlanin.

Megjithatë, ajo nuk e mbajti fjalën duke e hapur në shtëpi dedikimin nga Mevlani, për këtë arsye nuk e kishte sjellë në studio. Madje, ajo tregoi se preferonte ta mbante për vete dhe të mos ia tregonte askujt në studio.

Article Logic
Execution time: 0.0026369094848633