INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy “e ngacmoi”, por Bebe Rexha do të sjellë bashkëpunim me Encën?! Ja DËSHIRA që ka këngëtarja e famshme!

Noizy “e ngacmoi”, por Bebe Rexha do të sjellë bashkëpunim me Encën?! Ja DËSHIRA që ka këngëtarja e famshme!

Publikuar më: 20:31 16-02-2021

Me rastin e Shën Valentinit, Bebe Rexha publikoi disa foto sensuale në të cilat shfaqej vetëm me të brendshme të kuqe. Nisur nga përshkrimi që bëri ajo, Noizy “e ngacmoi” pak duke i lënë një koment pikant, si për t’i thënë indirekt që është shumë seksi. (SHIKO KËTU).

Ajo nuk i ka kthyer koment Noizyt, mirëpo ka zhvilluar një bisedë “live’’ ne Instagram me Encën.

Fillimisht, ishte Bebe, ajo që hyri online dhe pastaj Enca që iu bashkua. Kështu ato biseduan për disa tema edhe pse në pak minuta.

Enca e falënderoi këngëtaren me famë ndërkombëtare, e cila ndihmoi një familje në Shqipëri duke i ndërtuar një shtëpi pas tërmetit.

“Je dashuri dhe të gjithë ne Shqipëri e kanë pritur shumë mirë”, tha ajo.

Gjithashtu, artistet diskutuan edhe për një mundësi bashkëpunimi dhe Bebe Rexha e pranoj më shumë dëshirë, madje ajo shtoi se në rast se do realizohej do dëshironte që në projektin muzikor të kishte muzikë tradicionale shqipe.

Ndërkohë, nga ky moment fansat janë bërë edhe më shumë kuriozë dhe mezi po e presin duetin mes tyre.

 

 enca-640x1138.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006