INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiftet e vitit 2019/ Këta janë 16 VIP-at SHQIPTARË që i bënë publike lidhjet në vitin që lamë pas!

Çiftet e vitit 2019/ Këta janë 16 VIP-at SHQIPTARË që i bënë publike lidhjet në vitin që lamë pas!

Publikuar më: 14:08 01-01-2020

Viti 2019 ka pasur shumë ndarje mes VIP-ave, por edhe shumë çifte të reja që lidhja e tyre u zbulua këtë vit e më pas vetë ata e bënë publike. "Xing.al" ju sjell më poshtë çiftet e reja të këtij viti e që po e presin bashkë 2020-ën.

 Bora dhe Donald - Lidhja e tyre u zbulua në janar të vitit 2019. Çifti u fotografuan shpesh bashkë derisa pas disa muajve vendosën ta konfirmonin duke publikuar edhe vetë foto me njëri-tjetrin e duke deklaruar në intervista që ishin të lumtur.

Jonida dhe Romeo - Lidhja e tyre u zbulua në maj dhe fotot e videot ku shfaqeshin së bashku bënë namin. Më vonë edhe Jonida me Romeon e konfirmuan lidhjen duke u shprehur se janë të lumtur bashkë.


Olsi Bylyku dhe Egli - Lidhja e Olsit me një vajzë me emrin Egli u zbulua në mars. Çifti u fotografuan bashkë në premierën e "2 gisht mjaltë". Nuk vonoi shumë dhe Olsi e pranoi lidhjen dhe në intervista fliste shpesh për vajzën që i ka marrë zemrën.


Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi - Lidhjen me Besnikun, Jonida e zbuloi ekskluzivisht për "Xing me Ermalin" në maj të këtij viti. Jonida dhe Besniku janë bashkë prej vitesh, por vetëm këtë vit ajo e zbuloi lidhjen dhe deklaroi se do martohej. Çifti mbajtën një dasmë madhështore të organizuar nga "Ami event" në shtator.

Nevina Shtylla dhe Arbri - Në korrik të këtij viti u zbulua edhe lidhja e Nevina Shtyllës me juristin Arbër Myftari. Ndonëse Nevina nuk preferoi të fliste për lidhjen, mediat publikuan foto të çiftit dhe në verë ata u fotografuan bashkë nga paparacët.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha - Lidhja e dy këngëtarëve u zbulua në shtator dhe menjëherë ata u kthyen në një nga çiftet më të komentuara. Shumë shpejt edhe Marsela me Vitmarin e konfirmuan lidhjen dhe folën për historinë e tyre të dashurisë në emisione e intervista.

Genta Ismajli dhe Hyseni - Në nëntor u zbulua se këngëtarja është e lidhur me një biznesmen turk me emrin Hysen. Çiftit iu publikuan foto e video duke u puthur dhe pak ditë më parë Genta e konfirmoi lidhjen. Ajo postoi një foto me Hysenin duke i shprehur dashurinë dhe e prezantoi atë me familjen e saj.

MC Kresha dhe Erzina - Një tjetër çift që u zbulua sivjet dhe po sivjet u martuan është reperi Mc Kresha dhe partnerja e tij Erzina. Në gusht mediat zbuluan se Kresha është fejuar, por ai e mohoi. Pak ditë më parë çifti mbajti dasmë duke vërtetuar kështu se thashethemet ishin të vërteta. Partnerja e Kreshës është në pritje të ëmbël dhe çifti së shpejti do bëhen prindër.

Gent Fatali dhe Rozafa - Në janar të vitit 2019 u zbulua se këngëtari Gent Fatali është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën. Fillimisht Genti e mohoi lidhjen, por pas disa muajve nisi të postonte shpesh foto me Rozafën dhe e pranoi që është i lidhur.

Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji - Lidhja e këngëtarit dhe modeles u zbulua në tetor. Shkak u bë një postim ku Niki deklaronte se këngën e tij më të fundit, Albani ia kishte dedikuar asaj. Komentet e ëmbla mes tyre bëri që ata të përfliteshin më shumë për një lidhje e cila u konfirmua nga Albani pak kohë më parë i ftuar tek "Rudina".

Rina Balaj dhe Sinboy - Reperja u rikthye pas një kohe në muzikë e në rrjete sociale duke dhënë lajme të reja. Rina zbuloi në dhjetor se ajo është në një lidhje me reperin grek Sinboy. Çifti publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin dhe kanë realizuar tre këngë së bashku që kanë patur sulses.

Dajana Shabani dhe Kamer Maloku - Gjatë këtij viti u zbulua gjithashtu lidhja e moderatores dhe boksierit. Çifti u përfolën shpesh edhe për ndarje, por Dajana çdo herë i dha fund thashethemeve duke postuar foto me Kamerin e duke treguar se janë bashkë.

Adrian Gaxha dhe Sidorela - Prej kohësh përflitej se Adrian Gaxha ishte i lidhur me një vajzë bukuroshe me emrin Sidorela. Lidhja u konfirmua në maj të këtij viti nga vetë Adriani. Këngëtari u shpreh në një intervistë për "Prive" se lajmet kanë qenë të vërteta.

Era Istrefi dhe Julian Perreta - Në fillim të vitit u zbulua edhe lidhja e Era Istrefit me këngëtarin britanik Julian Perreta. Ndonëse nuk preferuan të flisnin për lidhjen, Era dhe Juliani u fotografuan shpesh bashkë dhe pas disa muajve edhe Era nisi të postonte foto e video në praninë e të dashurit duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Dafina dhe DJ Geek - Së fundmi është përfolur se edhe Dafina është në një lidhje. Bëhet fjalë për Dj Geek i cili pak ditë më parë e konfirmoi lidhjen duke bërë një postim në Instastory ku i shkruante Dafinës "Po të shoh baby" dhe emojin e një çfiti.

Arta Nitaj dhe Adnan Januzaj - Prej kohësh përflitej edhe për lidhjen e Artës me futbollistin Adnan Januzaj. Në muajin dhjetor çifti postuan foto nga i njëjti vend teksa po kalonin pushimet bashkë në Emiratet e Bashkuara Arabe./Xing.a

Article Logic
Execution time: 0.0043981075286865