INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chester Bennington shpjegoi luftën e tij me depresionin në intervistën e fundit para se të vetëvritej!

Chester Bennington shpjegoi luftën e tij me depresionin në intervistën e fundit para se të vetëvritej!

Publikuar më: 16:08 21-07-2017

“Mundem të heq dorë dhe të vdes ose të luftoj për atë që dua”!

Vokalisti i Linkin Park shpjegoi betejën e tij komplekse me depresionin në intervistën e fundit që dha përpara se të varte veten. Artisti 41 vjeçar u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në afërsi të Los Angeles mëngjesin e djeshëm rreth orës 9. Në intervistën e fundit që realizoi për mirror ai tha: “Mundem të heq dorë dhe të vdes ose të luftoj për ato që dua. Dhe zgjodha të luftoj për çfarë doja. Doja të kisha marrëdhënie të mirë. Doja të dashuroja njerëzit në jetën time. Doja të shijoja punën time. Doja që të shijoja eksperiencën si baba dhe të kisha miq dhe thjesht të zgjohesha në mëngjes. Sepse kjo ka qenë shumë e vështirë për mua”. Në fund ylli i muzikës rock nuk ia doli ta fitojë këtë betejë, por duket se do të mbetet i paharruar jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe të gjithë ata që dëgjuan qoftë edhe pak nga muzika e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264