INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë vokalisti i Linkin Park, Chester Bennington vret veten! Ja shkaqet dhe detajet

Ndërron jetë vokalisti i Linkin Park, Chester Bennington vret veten! Ja shkaqet dhe detajet

Publikuar më: 09:47 21-07-2017

Miqtë dhe familjarët e yllit të grupit të njohur Linkin Park janë në shok total mbi vetëvrasjen e këngëtarit pasi besonin që ai ishte “në një moment të mirë në jetën e tij”.

Artisti 41 vjeçar i muzikës rock u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në afërsi të Los Angeles pak pas orës 9 të mëngjesit të ditës së djeshme. Autoritetet konfirmuan se ata po e hetonin vdekjen e Bennington si një vetëvrasje të dukshme por asnjë detaj tjetër nuk u bë i njohur. Zyrtarët e policisë thanë që Bennington vari veten në dhomën e tij ndërkohë që ishte vetëm në shtëpi, ndërsa më vonë u gjet nga pastruesja e shtëpisë. Miqtë e tij thanë se nuk do ta mendonin kurrë një vetëvrasje nga ylli i shumë hiteve, por konfirmuan se ai nuk e mori kurrë veten nga vetëvrasja e mikut të tij të ngushtë, Chris Cornell. Madje vetëvrasja e Bennington ndodhi në ditën e ditëlindjes së Cornell, ndërsa edhe ky i fundit vari veten në muajin maj. 

chrisco.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496