INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cheryl nuk fshihet dot më, barku i “fryrë” bëhet shumë i dukshëm! [FOTO]

Cheryl nuk fshihet dot më, barku i “fryrë” bëhet shumë i dukshëm! [FOTO]

Publikuar më: 16:01 10-10-2016

A është Cheryl shtatzanë? Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë anon peshorja nga “Po”-ja.

Këngëtarja britanike dhe Liam Payne po përndiqen prej javësh nga zërat se shumë shpejt do të bëhen prindër. Dhe çdo dalje publike e bukuroshes 33 vjeçare i hap gjithmonë punë çiftit, pasi barku duket se po zmadhohet dita ditës. Pavarësisht se ajo mundohet ta fshehë vazhdimisht, me pallto të mëdha dhe rroba të gjëra, po arrin në pikën që as këto truke nuk e ndihmojnë dot. Cheryl është shfaqur përkrah ish yllit të One Direction me një veshje të gjerë dhe pallto të madhe të hapur dhe përsëri barku i saj ishte lehtësisht i dukshëm. Tashmë duket se nuk ka më nevojë as për deklaratën zyrtare të prindërve të ardhshëm pasi shtatzania e Cheryl vështirë se mund të mohohet më apo të vihet në diskutim.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777