INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarëëë? Pas skandalit të tradhtisë, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods sërish shoqe të ngushta!

Çfarëëë? Pas skandalit të tradhtisë, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods sërish shoqe të ngushta!

Publikuar më: 20:31 06-06-2019

Kanë kaluar disa muaj që prej skandalit të tradhtisë se Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Pas lajmit se dyshja ishin puthur nën efektin e alkoolit, marrëdhënia e dy shoqeve të ngushta Kylie dhe Jordy-t u shkëput menjëherë, ndërsa 21-vjeçarja u largua nga shtëpia e Jenner, nga ku dhe jetonte.

Pas kaq kohësh, marrëdhënia e tyre është duke u përmirësuar dhe këtë e kanë konfirmuar burime ekskluzive për ‘Enews’. Ata kanë rrëfyer se dy shoqet kanë nisur t’i shkruajnë sërish njëra-tjetrës, duke lënë çdo gjë pas në të shkuarën. Fansat kanë spekuluar herë pas here për miqësinë e tyre, për shkak se vajzat nuk e fshinë njëra-tjetrën nga rrjetet sociale dhe se Woods pëlqente çdo postim të Jenner.

Mesa duket 6 muaj pas skandalit të tradhtisë, ato kanë vendosur ta lënë pas çdo gjë, për të pasur sërish të njëjtën miqësi të ngushtë. Pavarësisht këtyre lajmeve të dyja vajzat nuk kanë publikuar ende diçka së bashku në llogaritë e tyre në ‘Instagram’.

Article Logic
Execution time: 0.0033931732177734