INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thuhet për çiftet që ta shpifin duke treguar dashurinë e tyre në Instagram? Zbuloni llojet e çifteve në ditët e sotme!

Çfarë thuhet për çiftet që ta shpifin duke treguar dashurinë e tyre në Instagram? Zbuloni llojet e çifteve në ditët e sotme!

Publikuar më: 13:02 01-11-2018
Në bazë të marrëdhënies së tyre përcaktohet edhe jetëgjatësia e çifteve.
Shihni si klasifikohen çiftet në bazë të sjelljes së tyre, sipas intv.al :
1. Çiftet dramatikë
Këto, çdo gjë e lidhin me dramaticitetin. Nuk bëjnë pjesë në lidhjet afatgjatë, sepse mundësia për të krijuar konflikte është më e madhe. Ata janë egoistë dhe nuk bëjnë shumë sakrifica për të mbajtur një lidhje.
2. Çiftet e konfliktit
Këto çifte argumentojnë, por kjo nuk do të thotë se ata do të ndahen. Kjo gjë nuk i pengon ata të kenë një lidhje të mirë, sepse debatet duket sikur e shtojnë pasionin mes tyre.
3. Çiftet me shoqëri të përbashkët
Këto çifte  kanë nivele të larta të kënaqësisë dhe stabilitetin në marrëdhëniet e tyre. Duke pasur miq të përbashkët, sipas intv.al kjo i bën ata të ndihen  më të afërt  dhe më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.
4.Çiftet që ta shpifin në rrjetet sociale
Këto janë çiftet ku hipokrizia kalon çdo limit. Çdo gjë që bëjnë e tregojnë në rrjetet sociale. Nuk janë aspak të lumtur
5.Çiftet që ofendojnë njëri-tjetrin
Këto çifte janë gjatë gjithë kohës me inate ndaj njëri-tjetrit, por përsëri qëndrojnë bashkë. Ata janë gjaknxehtë, sepse i shprehin fjalët pa u menduar mirë dhe në fund pendohen. Mundësia që ata të ndahen është e madhe.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0045812129974365