INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thotë muaji juaj i lindjes për personalitetin tuaj? Zbulojeni tani!

Çfarë thotë muaji juaj i lindjes për personalitetin tuaj? Zbulojeni tani!

Publikuar më: 12:30 05-10-2016
Ky lloj testi, deri më tani ka funksionuar.
Shumë njerëz kanë gjetur te muaji i tyre i lindjes, karakteristikat e personalitetit të tyre. E nisim nga muaji i parë i vitit, deri te i fundit:
 
1. Janar
Personat që kanë lindur në këtë muaj, janë kokëfortë dhe gjithmonë duan që gjërat të bëhen sipas mënyrës së tyre. Ata janë të mbyllur me njerëzit që i rrethojnë dhe mendojnë më shumë për interesat e tyre. Në shumicën e kohës, ata studiojnë njerëzit dhe presin të marrin dashuri prej tyre. 
 
2. Shkurt
Të lindurit në shkurt, janë artistë dhe të lumtur. Ata i shprehin emocionet e tyre dhe nuk e kanë problem edhe nëse dikush i gjykon për këtë gjë. Kanë shumë miq dhe i pëlqen të rri si naiv.
 
3. Mars
Fëmijët e lindur në këtë muaj, zakonisht janë të turpshëm dhe dhe nuk japin më shumë sesa janë në të vërtet.Janë të këndshëm, por e kanë shumë të vështirë t’i besojnë dikujt nëse e kanë humbur besimin t eta.
 
4. Prill
Ata që kanë lindur në muajin prill, janë në shumicën e kohës duke nxitur për të arritur diku. Ata duan shumë vëmendje janë në kërkim të një emocioni të madh në jetën e tyre. Ata janë shumë argëtues dhe kanë humor.
 
5. Maj
Personat që kanë lindur në këtë muaj janë ëndërrimtarë. Ata mendojnë gjatë për planet e mira në të ardhmen. Janë miq shumë të mirë dhe gjërat që kanë i ndajnë edhe me të tjerët që kanë rëndësi për ta.
 
6. Qershor
Këta persona janë shumë të ndjeshëm. Flasin bukur dhe janë të sjellshëm. Kur ata flasin, të gjithë i dëgjojnë.
 
7. Korrik
Ata që kanë lindur në këtë muaj, kanë shumë sens humori. Janë të zhurmshëm dhe ndonjëherë e humbasin kontrollin. Nëse ata krijojnë miqësi, e kanë atë për gjithë jetën.
 
8. Gusht
Ata janë të mrekullueshëm.Janë të fortë si lider dhe njerëzit i respektojnë shumë.Janë simpaktikë dhe tregojnë historira të mahnitshme në rrethin e tyre shoqërorë.
 
9. Shtator
Ata priren për të parë shumë detajet. Janë njerëz të pastër dhe i duan gjërat perfekte, gjë që i pengon për të vendosur për diçka. Natyra e tyre është neutrale dhe shmangin konfliktet sa më shumë.
 
10. Tetor
Ata duan shumë të mësojnë gjëra të reja. Janë pozitivë si njerëz dhe shohin anën më të mirë të gjërave. Këta persona të zgjasin jetën me frymën e mirë që kanë për gjërat në jetë.
 
11. Nëntor
Personat e lindur në këtë muaj janë misteriozë dhe pëlqejnë të qëndrojnë vetëm. Kanë shumë mendime në kokë dhe kjo gjë i pengon të përqendrohen. Janë të lidhur me familjen e tyre dhe e mbrojnë shumë atë.
 
12. Dhjetor
Ata që kanë lindur në muajin dhjetor janë gjithmonë në qëndër të vëmendjes. Ata njohin shumë njerëz, por selektojnë shumë pak persona që t’i kenë në jetën e tyre. Nuk pëlqejnë që të tjerët t’i tregojnë si ta bëjnë jetën e tyre. 
 
Burimi: Diply.com
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059