INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë të bëni nëse partneri juaj nuk dëshiron të vendosni makiazh

Çfarë të bëni nëse partneri juaj nuk dëshiron të vendosni makiazh

Publikuar më: 12:54 23-03-2017

Nuk është e çuditshme që partneri juaj të jetë kundra makiazhit.

Ka dhe raste të tilla që meshkujt imponojnë partneret e tyre mos të përdororin fare makeup, me pretendimin se duken më të bukura krejt natyrale dhe se nuk kanë nevojë të grimohen.

Por ja cilat janë arsyet e vërteta se përse një mashkull reagon në këtë mënyrë në lidhje me makeup dhe se si duhet të veproni:

1. Ai është xheloz
Një nga treguesit kryesorë të kësaj sjelleje ka të bëjë kryesisht me xhelozinë e një mashkulli, pasi kur ju bëni makiazh dukeni më tërheqëse dhe ky fakt e bën atë të xhelozohet.
Prandaj në këtë situatë duhet të bindni partnerin tuaj se makiazhi ju bën juve të ndiheni më mirë me veten dhe se ju nuk lyheni për të tërhequr meshkuj të tjerë.

2. Ai është mësuar t’ju shohë për një kohë të gjatë pa makiazh
Nëse ju keni kaluar një shtatëzani apo keni pasur një situatë kur nuk përdornit thuajse fare makeup, në momentin që ju filloni sërish të grimoheni partneri nuk është mësuar me pamjen tuaj të re.

Në këtë rast mundohuni ti shpejgoni atij se juve ju pëlqen të bëni makiazh dhe fakti që nuk e keni përdorur për një farë kohë ka qënë e lidhur me situatën në të cilën keni qënë.

3. Ai pretendon se dukeni më e re pa makiazh
Nëse jeni në një situatë kur partneri juaj ju thotë vazhdimisht të mos bëni ma makiazh pasi dukeni më e re pa makiazh, atëherë edhe këtu ka diçka që nuk shkon.
Përpiquni ti shpejgoni partnerit tuaj se nuk është dita e parë që ju bëni makiazh dhe se ju ndiheni shumë mirë dhe më e bukur kur bëni makiazh. Nëse ai ende vazhon të këmbëngulë, atëherë duhet ti shpejgoni se rinia juaj nuk qëndron tek makiazhi apo mungesa e tij dhe se nuk është korrekte ndërhyrja e tij e tepruar në pamjen tuaj të jashtme.

Article Logic
Execution time: 0.0040578842163086