INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në Shqipëri, pse duan të largohen shqiptarët?

Çfarë po ndodh në Shqipëri, pse duan të largohen shqiptarët?

Publikuar më: 10:52 19-06-2018

Është rikthyer tendenca e ikjes masive të shqiptarëve, të cilët duan të punojnë, jetojnë dhe studiojnë jashtë vendit. Në kërkim të një jetë më të mirë dhe humbjes së shpresës në vendin e tyre, shumë shtetas i kanë kthyer sytë sidomos nga perëndimi. Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë dhe është ndër vendet më të varfra në rajon, çka bën që tendenca për të emigruar të rritet. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin IOM, shtetet ballkanike kanë patur një fluks emigrantësh, ku Shqipëria për këtë vit ka arritur nivele të larta. Raporti i IOM tregon se vetëm gjatë periudhës janar-maj numri i emigrantëve dhe refugjatëve nga Shqipëria është 1.199 persona. Lëvizja e emigrantëve përmes Ballkanit Perëndimor u intensifikua në maj, duke regjistruar në total 2.838 emigrantësh dhe refugjatësh nga Shqipëria, Bosnja dhe Mal i Zi , shifër kjo më e larta e raportuar që nga fillimi i këtij viti. Ndërkohë, nga tre vendet Shqipëri, Mal i Zi dhe Bosnje, numri  është rritur me 7.402 persona, çka tregon shifra të frikshme të largimit masiv. Por, sipas IOM, midis tre vendeve, vetëm autoritetet shqiptare raportuan një ulje të numrit të tyre muajin e kaluar nga 293 të raportuara në prill në 147 të raportuara në maj. Që nga viti 2011 ka patur një rritje të shqiptarëve që braktisin vendin. Vetëm në 7 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona si emigrantë, duke treguar faktin e dhimbshëm se 29 vjet pasi u shënua vala e parë e emigrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0031230449676514