“Më lër të flas” është projekti televiziv që iu ofrua Donaldit dhe Romeos gjatë qëndrimit të aktorit brenda shtëpisë. Pas daljes u tha se binjakët patën një mosmarrveshje me produksionin dhe anuluan programin, promo e të cilit nuk figuron as në rrjetet sociale të tyre.
Disa ditë pasi Donaldi u pa në festën e post BBV, ishte Prive që zbuloi se vëllezërit kanë rregulluar raportet me Top Channel dhe shou i tyre di të nis.Këtë në një farë mënyre e ka konfirmuar edhe miku i tyre Tiri Gjoci, i cili i ftuar në Abc e mëngjesit zbuloi detaje rreth formulës së emisionit por jo edhe TV në të cilin do të shfaqet.
Ai ka punuar për një kohë me vëllezërit Veshaj në “Binjakët Show”, por nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit dhe me emisionin e ri.
Ku u pyet nga moderatori Alban Musa nëse do të punojë sërish me djemtë, Tiri tha se “e kam diskutuar me çunat dhe jemi shumë pro për këtë. Do të jetë e njëjta formulë”, tha ai duke nënkuptuar se do të jetë i ngjashëm me “Binjakët Show”.