INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë parashikon Kodi i Sjelljes së deputetëve? S'ka më celular në seancë [FOTO]

Çfarë parashikon Kodi i Sjelljes së deputetëve? S'ka më celular në seancë [FOTO]

Publikuar më: 14:17 10-10-2017

Gramor Ruçi u tregua i ashpër ndaj të gjithë deputetëve sa i përket respektimit të rregullores së kuvendit që në seancën e parë, kur bëhej fjalë për kohën që iu takon në kuvend. E zbatimin e përpiktë të rregullores ai e nisi me një nga figurat e demokratëve, me liderin historik Sali berishën.
Madje Gramoz Ruçi nuk nguroi të “dënojë” Lulzim Bashën kur mbajti të bllokuar foltoren e kuvendit, pasi mazhoranca refuzoj debatin për ngritjen e komisionit ad - hoc të reformës zgjedhore.
Por vetëm një ditë përpara këtij vendimi të Gramor Rucit, një grup prej 6 deputetësh socialistë kishin depozituar në kuvend kërkesën për ndryshimin e kodit të sjelljes së deputetëve. Pika më e debatuar është ajo që përcakton sjelljen e deputetëve me kreun e kuvendit , kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë, për të cilët ndalohet të përdoret fjalë fyese.
Kodi i Sjelljes:
1. Deputeti nuk duhet:
a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend;
b) të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit;
c) të përdorë fjalë fyese që cenojnë personalitetin e drejtuesit të seancës;
ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore;
Por ka dhe të tjera rregulla, të cilat quhen absurde nga deputet e opozitës. Një prej tyre është pikërisht propozimi që në seancën plenare nuk mund të përdoren telefonat celularë.

kodi_etik.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494