INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk shkon me kundërshtarin e Gjetan Ketës, turkun Turgay Uzun?

Çfarë nuk shkon me kundërshtarin e Gjetan Ketës, turkun Turgay Uzun?

Publikuar më: 18:48 18-02-2016

Ndryshimi i kundërshtarit të sportistit tonë Gjetan Keta ka bërë bujë ndër lajmet sportive, duke u cilësuar edhe si një strategji e Federatës Turke për të vendosur në vështirësi Ketën.

Vëllai i tij i madh por njëkohësisht edhe trajneri i Gjetanit, ish kampioni i botës Ismail Keta  ka thënë se federata turke ka dashur t’i lërë sa më pak kohë në dispozicion sportistit që të studiojë kundërshtarin. Keta ishte menduar që të ndeshej fillimisht me turkun Sultan Goklap Ozekler përpara se ky i fundit të tërhiqej për shkak të arsyeve mjekësore dhe të zëvendësohej më pas nga Turgay Uzun. Problemet ama nuk mbarojnë këtu, më mirë të themi fillojnë.

Bëhet me dije se Uzun ishte në disnivel me Gjetanin për sa i përket peshës, dhe pas peshimit të sotëm zbulohet se boksieri turk ishte 72,3 kg. Gjithshtu raportohet se ky i fundit ka rënë nga pesha 5 kg në vetëm 4 ditë, për t’u lejuar në këtë mënyrë të ndeshet. Ndeshja e nersërme vendos titullin Interkontinental të kategorisë WBC, që është edhe më e rëndësishmja në karrierën e boksierit shqiptar. Dhe për një ndeshje të këtij niveli rastësitë ne disavantazh të njërit prej boksierëve jo vetëm që nuk duhet të tolerohen, madje duke parë që sa po vijne e po shtohen nuk besojmë se mund të quhen më thjesht rastësi.

Megjithatë ne besojmë te Gjetani, i cili ka nevojë për të gjithë mbështetjen tonë. Nesër tek Pallati i Sportit Asllan Rusi ai ndeshet në shtëpi përpara publikut të tij. Le të bëhemi të shumtë në numër, ta mbushim pallatin e sportit duke e mbështetur dhe ta kthejmë këtë ndeshje në një festë të madhe, në festën e titullit kampion të Gjetanit. 

Biletat e ndeshjes do mund t’i gjeni tek stadiumi "Qemal Stafa" si dhe tek pallati i sportit "Asllan Rusi".

Article Logic
Execution time: 0.0020890235900879