INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një i ftuar i veçantë në ndeshjen mes Gjetan Ketës dhe Turgay Uzun

Një i ftuar i veçantë në ndeshjen mes Gjetan Ketës dhe Turgay Uzun

Publikuar më: 14:08 19-02-2016

Jo vetëm ndeshjen e fuqishme, pasditja e sotme në pallatin e sportit Asllan Rusi do të rezervojë ndërthurje të artit me sportin.

E tillë është cilësuar pasi në momentet e pushimeve të ndeshjeve do të zhvillohen interpretime nga artistë të njohur si aktori Reshat Arbana, këngëtari Kastriot Tusha, si dhe aktorët e humorit Florian Binaj dhe Bes Kallaku. Megjithatë surprizat nuk përfundojnë këtu. Një i ftuar i veçantë vjen në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e Gjetanit. Bëhet fjalë për boksierin e njohur gjermano-sirian, Manuel Charr.

Ish kampioni Charr i cili lufton ende për lavdinë e titujve të ndryshëm është i njohur jo vetëm për statistikat e tij mbresëlënëse të ndeshjeve, me 27 fitore dhe 4 humbje, por gjithashtu pasi në të kaluarën është ndeshur me boksierin legjendar, tashmë të tërhequr nga sporti, ukrainasin Vitali Klitschko. Mos harroni që ndeshja e shumëpritur zhvillohet sot në orën 17:00, ndërkohë që duhet të nxitoni për të marrë bileta. Le të bëhemi sa më të shumtë në numër për të mbështetur Gjetanin, që të shpallet kampion interkontinental në kategorinë WBC.

Gjithashtu qëndroni në IN Tv pasi javën tjetër do të shfaqet një report i veçantë backstage i mbrëmjes në Asllan Rusi nga Mateo dhe Rudi në 3Jat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207