INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çfarë ndryshimesh do sjellë administrimi i pallateve sipas ligjit të ri?[VIDEO]

Publikuar më: 11:12 09-06-2017

Shpesh herë banorët e kryeqytetit janë ankuar për pagesat me të cilat administratorët  palicensuar mund të kenë abuzuar. E për këtë Bashkia e Tiranës ka vendosur rregulla dhe do të monitorojë administrimi e pallateve. Tashmë administratorët kanë nisur të licensohen. Po çfarë ndryshimet do sjellë ky vendim për banorët?
Aktualisht janë organizuar 800 kryesi dhe asamble, të cilat kanë marrë vendimin për zgjedhjen e administratorëve të pallateve dhe një pjesë e madhe tyre janë zgjedhur disa ditë më parë dhe janë prezantuar nga kryebashkiaku Veliaj.
Deri më tani janë çertifikuar rreth 100 administratorë dhe 130 të tjerë janë në proces. Pagesat gjithmonë do të jenë në varësi të hyrjeve që ka një pallat, ndërkohë që një administrator mund të marrë nga 8 deri në 10 hyrje pallatesh në administrim.
Për pallatet e reja pagesat mesatare kryesisht janë 1000 deri në 1200 lekë në muaj, duke përfshirë këtu mirëmbajtjen e ashensorit, pagesën e pastrueses, pagesën e administratorit. Kurse për pallatet e vjetra të ndërtuara para viteve 1990 banorët do të paguajnë një shumë prej 400-500 lekë.
Po dhe administratori i licensuar do të ketë një pagesë fikse dhe do jetë një i punësuar me sigurime dhe është vendosur që ajo të jetë të paktën sa paga minimale.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165