INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Xheneta zbulon sekretin e Mateos: Ish-i i tij më tha që...

Çfarë ndodhi? Xheneta zbulon sekretin e Mateos: Ish-i i tij më tha që...

Publikuar më: 11:31 30-03-2026

Në rubrikën “Trotuar” të programit E Diell, Xheneta Fetahu ka ndarë një detaj interesant nga jeta personale e një prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP Albania, duke hedhur më shumë dritë mbi karakterin e tij jashtë shtëpisë.

Ajo zbuloi se një mikeshë e saj ka qenë më parë në një lidhje me Mateo, dhe sipas rrëfimit të saj, ai është po aq romantik në jetën reale sa shfaqet edhe në ekran. Xheneta tregoi se, nga kurioziteti, e kishte pyetur shoqen nëse sjellja e tij ishte autentike apo thjesht pjesë e lojës, dhe përgjigjja kishte qenë e prerë: Mateo është “shumë, shumë romantik” edhe jashtë kamerave. Ajo shtoi gjithashtu se ish-partnerja e tij është një vajzë nga Shqipëria, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e saj.

“Mund të them një sekret të vogël meqënëse jemi tek Mateo. Një shoqja ime ka qenë në lidhje me të, përpara BBV, e pyeta a është realisht djalë kaq romantik edhe në jetën reale. Më tha është shumë shumë romantik edhe në jetën reale, është një vajzë e Shqipërisë”, u shpreh Xheneta.

Article Logic
Execution time: 0.0032391548156738