INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Plas sherri mes Don Phenom dhe Feros: Ti ke kopjuar…

Çfarë ndodhi?! Plas sherri mes Don Phenom dhe Feros: Ti ke kopjuar…

Publikuar më: 16:25 18-02-2021

Don Phenom dhe Fero prej kohësh janë në një rivalitet me njëri-tjetrin, që realisht nuk dihet se si ka nisur. Para disa kohësh Don Phenom publikoi në profilin e tij në Instagram një video të reperit Dari duke bërë ‘freeestyle’ dhe mes rreshtave thumboi Feron.

“Ke ik në Berlin se n Prishtinë çdo ditë ke hangër rreh”, thuhej në një pjesë.

Ndërkohë sot, Don Phenom ka sulmuar publikisht Feron. Reperi ka publikuar një video të vitit 2017-të, në të cilën Fero shprehet se ka shumë respekt për Don Phenom dhe se ai është një ndër reperët më të mirë. Ndërkohë Don Phenom e ka thumbuar publikisht Feron, duke u shprehur se ai është frymëzuar prej tij dhe se shprehjet që e bënë të famshëm si përshembull “Gang Gang Gang” e ka kopjuar nga Don Phenom.

“Kush të ka mësu ty me thon Gang Gang Gang? Don Fenomi/ Don Fenomeni/ Don Phenom është lideri i shkollës së re… inspirimi i gjithë reperëve të rinj edhe ca reperëve të vjetër… s’keni met sen pa kopju te unë. Ya shqipes own me royaltie statements”, shkruan Don Phenom në një postim.

Në fakt thumbat nga Don Phenom për Feron nisën në rrjete sociale që në vitin 2019-të. Fero publikoi pak vite më parë një video teksa në një piceri kërkonte Unikkatilin, duke aluduar kështu për punën e tij të shumëpërfolur në Amerikë. I pari që reagoi në lidhje me këtë postim të Feros ishte Don Phenom, që ka miqësi me Unikkatlin. Ai e krahasoi Feron me një personazh të filmave të animuar duke i kthyer talljen ndaj Unikkatlit me po të njejtën monedhë.

sjnv.png

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205