INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi në gjyq, ish-ministri Tahiri: Qesharake, humbën letrat që kërkuan të më arrestonin

Çfarë ndodhi në gjyq, ish-ministri Tahiri: Qesharake, humbën letrat që kërkuan të më arrestonin

Publikuar më: 09:40 17-07-2019

Është shtyrë për të tretën herë seanca për ish-ministrin të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se prokuroria nuk ka dorëzuar të përkthyera dëshmitë e Moisi Habilajt, Meridian Sylaj dhe Nezar Seitajt.

Në fashikullin e dorëzuar për gjykim mungonin disa dokumente.

Në një dalje për mediat ishte vetë Tahiri ai që konfirmoi se prokuroria ka humbur letrat me të cilat kërkonin arrestimin e ish-ministrit.

“Ky proces është shtyrë për të tretën herë, hera e parë për gabim të postë, hera e dytë për njoftimin e policisë dhe hera e tretë sepse prokuroria ka humbur letrat. Edhe një çerdhe kalamajsh është më e organizuar. Me këto letra prokuroria kërkoi arrestimin tim në parlament, dhe tani vjen në gjykatë dhe thotë kanë humbur. Kjo është qesharake, shpresoj të mos jetë e qëllimshme.

Shpresoj të jetë gabim njerëzor. Unë heq dorë, mjafton që gjyqi të mos shtyhet. Unë jam shumë i bindur për të vërtetën time, mjafton që të mos shtyhet. Kjo nuk ndodh as në dyqanin më të rëndomtë. Kur kjo ndodh me mua, vaj hallit çfarë ndodh me njerëzit. Republika ka rënë”, tha ish-ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0033798217773438