Gazetarja sportive Sabina Mete ka mbyllur rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Albania 5”. Gazetarja është eliminuar pasi ka marrë më pak vota nga të gjithë konkurrentët e tjerë në televotim.
Ndërsa largimin nga shtëpia e “BBVIP”, Sabina e priti me pozitivitet, teksa falenderoi përkrahësit e saj.
Por eliminimi i gazetares mërziti disa nga banorët e tjerë të “Big Bother VIP”, ku nuk munguan as përqafimet në përcjelljen e saj jashtë shtëpisë. Sa i përket televotimit të radhës, një nga 6 banorët Stenaldo, Armela, Juela, Lore, Lorna dhe Mal, do të eliminohet të shtunën.








25 Dec 2025 





