INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Fansat kryqëzojnë keq Rihannën: Je një hipokrite! [FOTO]

Çfarë ndodhi? Fansat kryqëzojnë keq Rihannën: Je një hipokrite! [FOTO]

Publikuar më: 18:01 24-05-2019

Rihanna sapo nxorri në shitje linjën e saj më të re të veshjeve “Fenty Maison” në bashkëpunim me “LVMH Moet Hennesey Lous Vuitton”. Ajo është ‘kryqëzuar’ menjëherë nga fansat të cilët e kanë quajtur hipokrite për çmimet e shtrenjta të këtyre veshjeve. Një T-shirt i thjeshtë nga koleksioni i saj kushton nga 200 dollarë e deri te palltot që vishen nga të dyja anët që mbajnë çmimin më të lartë 1,200 dollarë. Përfaqësuesit e saj kanë reaguar nëpërmjet një deklarate në rrjetin social Twitter duke shpjeguar se kjo linjë e re e 31-vjeçares është markë luksi dhe nuk mund të përballohet nga çdokush. Edhe pse “Fenty Maison” konsiderohet si një koleksion për femrat moderne, kjo nuk përfaqëson ato të cilat nuk i përballojnë dot këto çmime.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043339729309082