INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jooo! Dikur të dashuruar, por tani Rihanna refuzon bashkëpunimin me këtë këngëtar të njohur në albumin e ri [FOTO]

Jooo! Dikur të dashuruar, por tani Rihanna refuzon bashkëpunimin me këtë këngëtar të njohur në albumin e ri [FOTO]

Publikuar më: 17:42 21-05-2019

Ylli i popit Rihanna në një intervistë për T Magazine ka konfirmuar se po punon për sjelljen e një albumi të ri. Ajo nuk dha një datë të saktë se kur do dalë në treg albumi dhe ende nuk i ka gjetur një emër. Por pranoi se mund ta quante 'R9' dhe kjo ide i ka ardhur pikërisht nga fansat. "Ndoshta mund ta quaj 'R9' sepse ata më kanë përndjekur me këtë emër, ku do dalë 'R9'. Si mund të zgjedh një emër tjetër kur pikërisht kjo është fiksuar në kokën time,"-tha Rihanna. Ka thashetheme se mund të ketë një bashkëpunim me Lady Gagan.Por këngëtarja u përgjigj: "Kjo ndoshta erdhi për shkak se Gaga më bëri follow në Instagram. Nuk e kemi në plan për momentin, por nuk jam kundër një bashkëpunimi."

Gjithashtu hodhi poshtë çdo lloj ideje për një bashkëpunim me Drake në këtë album. Ky është albumi i 9-të që ylli i popit do nxjerrë në treg.

6.3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004673957824707